Hapet ne Kine kinemaja e realitetit virtual!

Written by on 11/05/2018

 

Me zhvillimin e teknologjive të reja edhe kinemaja po përqafon ndryshime epokale: nga ekranet me mikroled, tmerrësisht të shndritshëm që do të zëvendësojnë sistemin klasik të projeksionit, në realitetin virtual. Pikërisht realitetit virtual i dedikohet një sallë e para e llojit të saj në botë, që u inaugura në Pekin. Kinemaja ofron kolltukë shumë të rehatshëm ne forme kapsule te mbyllur me xham dhe të gjithë teknologjinë e nevojshme për të mundësuar që spektatorët të përjetojnë një eksperiencë virtuale në shkallë të lartë dhe pa kosto shumë të lartë. Kjo lloj kinemaje ka një avantazh shumë të madh: nuk je i detyruar të dëgjosh fjalët apo komentet e personave që ke rreth e rrotull por do te perjetosh filmin ne maksimumin e tij.


Current track

Title

Artist

Background