Haper Baazar: 2019, viti i Shqiperise ne turizem!
Written by rt on 07/12/2018
Shqiperia ka qene ne vemendjen e mediave nderkombetare si nje destinacion atraktiv turistik per veren qe do te vije, duke e cilesuar 2019-n si vitin e saj ne turizem. Se fundmi media britanike Harper Baazar e ka listuar ne top 10 vendet me te bukura per t’u vizituar ne veren qe do te vije. Ne 10 top destinacionet e listuara nga ekspertet, Shqiperia eshte renditur ne te tetin. Sipas Harper Baazar, Shqiperia ka qene prej kohesh ne hijet e vendeve fqinje turistike per terheqjen e turisteve si Greqia dhe Mali i Zi. Megjithate disa eksperte te udhetimit parashikojne qe viti 2019 te jete viti i vendit ne turizem. Pjese e listes se destinacioneve me te mira per vitin e ardhshem jane edhe Jordania, Sri Lanka, Kanadaja, Japonia, Zelanda e Re dhe Bullgaria.
