Hapen procedurat/Gati shpallja e operatorëve të certifikuar të turizmit detar në Shqipëri

Written by on 08/02/2021

Ministri i Turizmit Blendi Klosi ka njoftuar se janë hapur procedurat për shpalljen e operatorëve të certifikuar të turizmit detar. Ai bëri të ditur se operatorët do të jenë të licensuar dhe të mbrojtur nga ligji në aktivitetet e tyre. Ndër të tjerash ministri bëri të ditur edhe një prej risive në paketën ligjore përsa i takon jahteve që regjistrohen në Shqipëri me flamurin shqiptar.  Tvsh-ja për këto jahte do të jetë zero. “Gjithë këto zhvillime kërkojnë jo vetëm një kuadër ligjor shumë të plotë, por dhe një infrastrukturë të realizuar. Për këtë arsye, përveçse është punuar për ndryshimet në  Kodin Detar për t’u përshtatur me këto zhvillime, do të ketë dhe investime, si në Portin e Vlorës, të Durrësit etj”, tha Klodi.


Current track

Title

Artist