Hapen aplikimet mbi dokumentet e ID për shqiptarët në Francë
Written by rt on 04/02/2021
Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ka njoftuar se ka nisur dje shërbimi për pajisje me Kartë Identiteti dhe Pasaportë për shtetasit shqiptarë rezidentë në Francë. I njëjti shërbim ka nisur edhe për shqiptarët rezidentë në Suedi, ndërkohë që sot paisja me dokumentet e identitetit do të nisë edhe në Ambasadën shqiptare në Berlin. Të gjithë shtetasit shqiptarë duhet të aplikojnë në portalin e-Albania dhe të ndjekin udhëzimet e nevojshme.