Hakerat vjedhin para nëpërmjet telefonatave
Written by Radio Travel on 09/07/2019
Kompania e sigurisë”Symantec” ka thënë se çdo ditë e më tepër hakerat po montojnë audio me zë fals për të vjedhur miliona paund. Sipas saj, ka patur disa raste kur drejtues të ndryshëm të kompanive të rëndësishme kanë rënë në grackën e këtyre mashtrimeve të sofistikuara. Nëpërmjet inteligjencës artificiale duke përdorur zërin e personave të njohur, peshkimi për ta është më i lehtë. Sipas shkenctarëve të inteligjencës artificiale, kjo është një metodë që kërkon shumë punë dhe para.