Habit Franca me ligjin e ri: Punëtorët duhet ta hanë drekën në tavolinën e punës!

Written by on 16/02/2021

Shumë punëtorë francezë tani mund të hanë në tryezat e tyre të punës pa shkelur ligjin. Për të ndihmuar në frenimin e përhapjes së Covid-19, vendi ka pezulluar drekat në kafene, sipas një dekreti qeveritar të botuar të dielën.

Deri më tani kodi francez i punës i ndalonte punëdhënësit që të lejonin punëtorët “të hanë vaktet e tyre në vendin e punës”. Rregulli i ri i përkohshëm zbatohet për zyrat me më shumë se 50 të punësuar. Punonjësit duhet të jenë të paktën një metër larg kur nuk mbajnë maskë për fytyrën. Që prej tetorit në Francë, restorantet, baret dhe kafenetë mbyllen në orën 18:00./radiotravel.al


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist