Grupi Këshillimor per Stabilitetit Financiar – Sistemi financiar ne vend I qendrueshem!
Written by rt on 11/04/2019
Grupi Këshillimor i Stabilitetit Financiar (GKSF) në mbledhjen e drejtuar nga Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, ku morën pjesë Guvernatori i Bankës së Shqipërisë (BSH), Kryetari i Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare (AMF), Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë së Sigurimit të Depozitave (ASD), si edhe përfaqësues të tjerë të këtyre institucioneve ka dale ne perfundim se sistemi financiar në vend është i qëndrueshëm, ndërsa veprimtaria e sektorit bankar u zgjerua, pavarësisht efektit statistikor pakesues që dha mbiçmimi i kursit të këmbimit të lekut. Në prezantim u evidentuan edhe ndryshimet strukturore që kanë ndodhur në sektorin bankar deri në tremujorin e parë të 2019-ës, të cilat janë shoqëruar me rritjen e kapitalit vendas në bankat e sektorit. Krahas konsolidimit të sektorit bankar, ky zhvillim pritet të ndikojë pozitivisht në rritjen e kreditimit. Më tej, anëtarët diskutuan mbi nevojën për identifikimin e veprimeve që synojnë rritjen graduale të përdorimit të monedhës vendase në sektorin real të ekonomisë.