Gruaja e pare ne siperfaqen e henes!

Written by on 12/04/2019

Misioni i Nasës për tu kthyer në sipërfaqen e hënës deri në vitin 2024 do të ketë disa ndryshime të dukshme, kjo per faktin se kete here do te perfshihet një astronaute femër. “Tashmë gruaja e parë në sipërfaqen e hënës, do të jetë një amerikane,” beri te ditur administratori i Nasa –s Jim Birdenstine. Kohët e fundit, zëvendëspresidenti Mike Pence ka afruar në veçanti distancën kohore për tu kthyer në sipërfaqen hënore, nga viti 2028 , në 2024 -ën. Përshpejtimi do të kërkojë që agjencia të ngrijë disa nga investimet që planifikon të bëjë në elementet e misionit. Bridenstine tha se NASA është në procesin e ndryshimit të buxhetit fiskal 2020 për të përfshirë më shumë fonde për misionin ne fjale.


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist