Greqia pret mbi 32 milione turiste gjate ketij viti!

Written by on 01/06/2018

Industria e turizmit ne Greqi pritet te terheqe 32 milione vizitore ne vitin 2018 dhe Kryeministri Alexis Tsipras e quajti nje vit rekord per sektorin. Ne nje takim te Federates Greke te Turizmit, Tsipras tha se sipas te dhenave, te ardhurat nga turizmi kete vit do te jene 12.8% me te larta krahasuar me vitin e kaluar. Kryeministri tha se stabiliteti i Greqise ne nje rajon qe eshte i cenuar ndaj krizave ka permiresuar profilin e vendit si nje destinacion i turisteve. Mbi financat e Greqise, kryeministri tha se nje plan qe po hartohet nga qeveria do te perfshije ulje te taksave me vleren e 700 milione eurove per 2019-en.

 


Current track

Title

Artist

Background