Greqia ndryshon rregullat, vendi mbyllet edhe njëherë para festave!

Written by on 12/12/2020

Duke filluar nga dita e nesërme, kufizimi i qarkullimit në Greqi do të hyjë në fuqi nga ora 22:00  e mbrëmjes deri në orën 5:00 të mëngjesit. Zëdhënësi i qeverisë greke, Stelios Petsas, tha se masat kufizuese nuk do të ndryshojnë për Krishtlindjet dhe Vitin e Ri, pasi numri i infektimeve vazhdon të jetë në rritje.Qarkullimi gjatë ditës bëhet vetëm me SMS ose me formularin e posaçëm në platformën elektronike qeveritare, deri në javën e parë të vitit të ri. Gjithashtu afati i karantinës për vizitorët nga jashtë vendit për festat zvogëlohet nga 10 ditë, në 3 ditë. Kishat do të hapen vetëm për ditën e Krishtlindjeve dhe festën e madhe të Ortodoksisë, më 6 janar, vetëm me 9 besimtarë të lejuar në kishë.


Current track

Title

Artist