Greqia miraton dekretin: Shtrihet 12 milje në detin Jon

Written by on 26/12/2020

Këshilli i Lartë i Shtetit të Greqisë miratoi dje dekretin për zgjerimin e Hapësirës Ekskluzive Ekonomike nga 6 deri në 12 milje në detin Jon. Krahas Shqipërisë, vendimi i grekëve ndikon më shumë Turqinë, vend me të cilin kanë një rivalitet të fortë për shkak të ishujve vetëm pak kilometra larg tokës turke. Zgjerimi i ujërave territoriale në detin Jon, në përputhje me Konventën Ndërkombëtare për Ligjin e Detit, përkthehet automatikisht në një Zonë Ekonomike Ekskluzive, pra në një zonë detare në të cilën një shtet ka të drejtë të shfrytëzojë burimet detare. Vendimi është pritur me kritika të shumta dhe mbetet për t’u parë nëse çështja do t’i kalojë për gjykim, Gjykatës Ndërkombëtare të Hagës.


Current track

Title

Artist

Background