Greqia mbyll të gjitha shkollat në rang kombëtar

Written by on 13/03/2021

Autoritetet shëndetësore në Greqi kanë vendosur të mbyllin shkollat e të gjitha niveleve në rang kombëtar. Paraprakisht mbyllja do të zgjasë për dy javë dhe gjatë kësaj kohe mësimi do të zhvillohet online. Variantet e reja të koronavirusit dhe trendi rritës i infektimeve ishin arsyet kryesore të këtij vendimi.

Schools in Greece – Gaia Project

Greqia dhe në veçanti zona e Atikës ku jeton gjysma e popullsisë helene përgjatë dy muajve të fundit, ka qenë nën kufizime të rrepta me qëllim frenimin e pandemisë për të lejuar rikthimin normal të sezonit turistik përgjatë verës./radiotravel.al 


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist