Greqia hap zyrtarisht kufijtë me Shqipërinë

Written by on 02/07/2021

Më në fund është hapur kufiri Greqi-Shqipëri dhe tashmë qytetarët shqiptarë janë të lirë të udhëtojnë drejt vendit fqinj. Ministria e Jashtme njofton se të dyja pikat kufitare, ajo e Kakavijës dhe e Kapshticës do të funksionojë 24 orë për të gjitha kategoritë e udhëtarëve.

Përsa i përket pikës kufitare të Qafëbotës deri më datën 7 korrik do të funksionojë nga ora 08:00 deri në 16:00, me limit në hyrje 250 persona. Për të kaluar në kufirin grek është i detyrueshëm rapid test ose PCR, jo më herët se 72 orë përpara udhëtimit ,si dhe plotësimi i formularit PLF jo më vonë se 24 orë para udhëtimit./radiotravel.al 


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist