Greqia aprovon fondin/Jep 500 milionë euro për të prekurit nga zjarret.
Written by Radio Travel on 10/08/2021
Kryeministri i Greqisë Kyriakos Mitsotakis ka aprovuar fondin 500 milionë eurosh si dëmshpërblim për njerëzit që kanë humbur shtëpitë dhe pronat e tyre nga zjarret që kanë përfshirë vendin.
Ai ka premtuar se qeveria e tij do i qëndrojë pranë të gjithë atyre që u prekën nga katastrofa: “Ata që humbën shtëpi dhe prona do të rikompensohen. Zonat pyjore që u dogjën do të rigjelbërohen”- theksoi Mitsotakis në deklaratën e tij televizive.
Radio Travel.al