Greqi/ Vala ekstreme e nxehtësisë arrin kulmin javën që vjen

Written by on 31/07/2021

Gjatë këtyre ditëve temperaturat në Greqi  kanë qenë të larta në shumicën e vendit dhe pritet të arrijnë ose tejkalojnë 44 gradë Celsius. Shërbimi Meteorologjik grek bën me dije se vala e të nxehtit cilësohet e rrezikshme sepse pritet të zgjasë disa ditë, të paktën deri të premten e ardhshme.

Studiuesit paralajmërojnë se qytetarët duhet të mësohen me këtë realitet të ri, pasi nxehtësia do të bëhet më e shpeshtë. Paralajmërimi ka në fokus edhe turistët, të cilët gjatë kësaj periudhe në Greqi janë të shumtë në numër./radiotravel.al 


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist