Greqi, greva e 30 majit paralizon transportin, pezullohet kalimi ne kufi me Shqiperine!

Written by on 29/05/2018

Sindikata e punonjesve te Ministrise se Financave te Greqise, njoftoi se do t’i bashkohet thirrjes se Sindikatava te Pavarura ne greven e pergjithshme qe do te zhvillohet te merkuren e 30 majit.Sipas sindikates, ne greve do te marrin pjese edhe doganieret, ndaj gjate dates 30 maj pritet te pezullohen te gjitha kalimet e automjeteve dhe kamioneve ne pikat kufitare te Greqise me vendet e treta si Shqiperia, Maqedoni, Bullgaria dhe Turqia. Greva do te pezulloje levizjen ne porte dhe aeroporte, si dhe spitalet dhe sherbimet civile duke paralizuar transportin. Persa i perket levizjeve me Shqiperine, doganat greke njoftuan se do te pezullojne levizjet e automjeteve dhe kamioneve qe prej ores 07:00 te mengjesit te se merkures se 30 majit, deri ne oren 07.00 te se enjtes.Gjate kesaj kohe ne pikat kufitare mes Greqise dhe Shqiperise do te lejohen te levizin vetem kembesore pa çanta dhe bagazhe, si dhe rastet e urgjencave mjekesore.

 


Current track

Title

Artist

Background