Gratë në Shqipëri më punëtoret në rajon

Written by on 09/03/2019

Gratë në Shqipëri më punëtoret në rajon

Raporti i fundit i publikuar nga Organizata për Bashkëpunim Ekonomik dhe Siguri tragon
pjesëmarrja e grave dhe vajzave në tregun e punës, ne Shqipëri ka normën më të lartë në
rajon, me 49.8%, dhe të dytën më të lartë mes vendeve të marra në analizë, pas Ukrainës. Një
në dy gra ose vajza shqiptare, mbi 15 vjeç rezulton të jetë aktive në tregun e punës, pra ose e
punësuar ose punëkërkuese, si në asnjë vend tjetër të Ballkanit Perëndimor. Me 32.4%,
Bosnje Hercegovina ka normën më të ulët në rajon në këtë drejtim.
Një tjetër studim i Organizatës Ndërkombëtare të Punës, nënvizon faktin se femrat me arsim
të lartë të avancuar kanë më shumë shanse se meshkujt për të pasur vende pune në poste
drejtuese. Në Shqipëri norma e grave dhe vajzave me arsim të lartë në poste drejtuese fiksohet
në pak më shumë se 39%, ndërkohë që te burrat dhe djemtë fiksohet në rreth 36%. Ndersa sa i
perket pozicioneve menaxheriale, në Shqipëri vetëm 22.6% i takojnë grave dhe vajzave, pra
më pak se ¼.


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist