Google bën blerjen e radhës!
Written by rt on 07/06/2019
Google pritet të blejë këtë vit”Looker”, softuerin e inteligjencës së biznesit. Platforma e madhe analitike e të dhënave që ndihmon në shqyrtimin, analizimin, dhe shpërndarjen e analizave të biznesit në kohë reale do ti bashkohet Google Cloud sapo blerja të jetë e plotë. Sipas drejtorit ekzekutiv të Google Cloud, kompania Looker do ti ofrojë biznesit të tyre dy aftësi të rëndësishme si monitorimin e biznesit në mënyrë të qëndrueshme dhe ofrimin e një platforme të fuqishme analitike.