Global Data: Zhvendosja e kërkesave të udhëtarëve mund të sigurojë një mundësi për linjat ajrore

Written by on 25/11/2020

GlobalData, një kompani udhëheqëse e të dhënave dhe analizave, përmes anketës më të fundit raporton se 43% e të anketuarve në mënyrë globale, u shprehën se janë gjithmonë ose shpesh të ndikuar nga mënyra sesa etike dhe miqësore me mjedisin është shërbimi i fluturimeve. Kjo do të thotë se linjat ajrore që reagojnë më shpejt ndaj dëshirës në rritje për udhëtime të qëndrueshme do të kenë një avantazh konkurues ndaj rivalëve, duke u bërë kështu potencialisht më tërheqës për gati gjysmën e të gjithë udhëtarëve.“Duke marrë parasysh pandeminë globale COVID-19, ka pasur një ndryshim dramatik të nevojave dhe kërkesave të tregut. Linjat ajrore që reagojnë më shpejt ndaj këtyre kërkesave në ndryshim, do të kenë një mundësi të udhëheqin tregun brenda industrisë së aviacionit”, komentoi Ben Cordwell , analist i udhëtimit dhe turizmit në GlobalData.


Current track

Title

Artist