Gjykata Kushtetuese franceze: Vaksinimi nuk mund të bëhet i detyrueshëm!
Written by Radio Travel on 06/08/2021
Gjykata Kushtetuese franceze ka pranuar të drejtën e qeverisë që të kërkojë pasaporta vaksinimi për të mirën kolektive dhe mbrojtjen e shëndetit publik. Megjithatë, vaksinimi nuk mund të bëhet i detyrueshëm dhe as shkarkimi nga puna nuk mund të ndodhë për shkak të refuzimit për t’u vaksinuar.
Përsa i takon karantinimit të detyruar në shtëpi është gjykuar si masë që përbën shkelje të lirive themelore të njeriut./radiotravel.al