Gjirokaster, Zonat e Mbrojtura ne vemendje, perbejne 22% te territorit!

Written by on 30/01/2019

Ne Gjirokaster u mbajt takimi i pare i Komitetit Rajonal te Menaxhimit te Zonave te Mbrojtura Mjedisore me pjesmarrjen e prefektit te qarkut qe deklaroi se parqet natyrore jane pika te forta te zhvillimit te qendrueshem turistik dhe ekonomik, ndaj dhe nevojitet perfshirja e banoreve qe jetojne afer ketyre zonave per zhvillimin e tyre. Bashkepunimi dhe perfshirja e banoreve qe jetojne afer ketyre zonave te mbrojtura dhe edukimi i brezit te ri u cilesuan si faktore te rendesishem per menaxhimin e zonave te mbrojtura. Aktualisht ne territorin e qarkut Gjirokaster ka rreth 62492 ha Zona te Mbrojtura, ose rreth 22% e territorit, ku perkatesisht jane te ndara ne kater zona te mbrojtura te kategorive te ndryshme.


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist