Gjermania zyrtarizon gjinine e trete!

Written by on 03/01/2019

Gjermania zyrtarizon gjinine e trete

Njerezit me seks te ndermjetem ne Gjermani tani munden ligjerisht ta identifikojne veten si te nje gjinie te trete, pas hyrjes ne fuqi te nje ligji te ri te miratuar ne dhjetor. Njerezit qe nuk plotesojne percaktimin biologjik femer apo mashkull, tani mund te zgjedhin kategorine “te ndryshem” ne dokumentat zyrtare. Ata qe zgjedhin kete opsion do te duhet te kene nje certifikate mjeku per t’u regjistruar. Njerezit me seks te ndermjetem lindin me karakteristika mashkullore dhe femerore qe mund te shfaqen ne lindje apo edhe me vone gjate jetes. Te tjera vende kane miratuar vitet e fundit ligje te reja per te ndihmuar ne njohjen e personave te tille. Gjykata Kushtetuese ne Australi ka marre nje vendim te ngjashem me ate ne Gjermani ne qershor ndersa Australia, Zelanda e Re, Malta, India dhe Kanadaja kane miratuar masa per te adresuar çeshtjen e qytetareve me seks te ndermjetem. Sipas Kombeve te Bashkuara, 1.7 per qind e popullates se botes lindin me karakteristika te ndermjetme, numer ky thuajse i barabarte me ata qe lindin me floke te kuqe. Seksi i ndermjetem nuk ka te beje me identitetin gjinor te nje personi apo orientimin e tij seksual.


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist