Gjermania rrezikon të gjobitet/Nuk ka nxjerrë kartat e reja të qendrimit për jo rezidentët!

Written by on 25/09/2021

Komisioni Evropian u ka kërkuar autoriteteve në Bullgari dhe Gjermani të fillojnë të përdorin formatin e ri për kartat e lejeve të qëndrimit për shtetasit jashtë BE-së. Në vitin 2017, Komisioni Evropian ndryshoi Rregulloren në mënyrë që të paraqiste formatin e ri të kartave për lejet e qëndrimit që mbështeten në të dhënat biometrike në mënyrë që të parandalohet falsifikimi. Megjithatë, formati i ri nuk është përdorur nga autoritetet në Bullgari dhe Gjermani.

Në rast të kundërt Komisioni ndërmerr veprime ligjore kundër të gjitha vendeve brenda bllokut që nuk respektojnë detyrimet e tyre sipas ligjit të BE -së./radiotravel.al 


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist