Gjermania pëson rënie të ndjeshme edhe për muajin nëntor! Ç’po ndodh me sektorët ekonomikë?
Written by Radio Travel on 30/11/2019
Papunësia në Gjermani ka pësuar një rënie të ndjeshme edhe për muajin nëntor, ndërkohë që ngadalësimi i sektorit të manifakturës është stabilizuar dhe tensionet tregtare janë tërhequr. Rënia e të papunëve përbën lajme të mira për ekonominë, ndërkohë që më parë, të dhënat kishin treguar rënie. Të dhëna të tjera këtë muaj kanë treguar një rimëkëmbje të porosive për “Made in Germany” dhe përmirësim në besimin e bizneseve. Manifaktura ka lajmëruar shkurtimin e më shumë se 80 mijë vendeve të punës këtë vit, kryesisht nga prodhuesit e makinave si “Volswagen”, që po përballen me sfida si elektrifikimi dhe lufta tregtare. Agjencia e punës bëri të ditur se kërkesa për punëtorë është zbehur.