Gjermania me rregulla të reja/ Shërim, vaksinim ose test për të qarkulluar!

Written by on 24/08/2021

Në Gjermani kush është vaksinuar dy herë, mund të paraqesë një test negativ si dhe ata që janë shëruar nga COVID-19 kanë mundësi të lëvizin lirshëm. Ky rregull rrit presionin ndaj atyre, që nuk janë vaksinuar. Kush do të qendrojë brenda në restorant, kafene, të vizitojë të afërmit në spital duhet të paraqesë dëshminë e vaksinimit të plotë, ose vërtetimin që është shëruar nga COVID-19 ose një test aktual.

Situata do të vështirësohet për ata që janë të pavaksinuar. Ata duhet të paraqesin kurdoherë një test negativ jo më të vjetër se 24 orë. Qeveria do të ndjeki një kurs me rregulla të reja në situatën e pandemisë: Edhe nëse do të rritet numri i të infektuarve, synimi është të shmanget me çdo kusht një lockdoën si vjeshtën e kaluar. Duke nisur nga 11 tetori do të përforcohet edhe më shumë presioni ndaj të pavaksinuarve.

Deri tani testet janë falas, por nga tetori testi do të jetë me pagesë nga 35 deri në 50 euro, në aeroporte madje testi do të kushtojë 60 euro.

Radio Travel.al


Current track

Title

Artist

Background