Gjermania mbyll kufijtë edhe me dy vende të tjera. Masat pa afat!

Written by on 12/02/2021

Ministri i Brendshëm gjerman, Horst Seehofer ka deklaruar se vendi do të mbyllë kufijtë me Republikën Çeke dhe rajonin austriak Tirol. Ky vendim vjen pasi të dyja këto vende regjistrojnë një numër të lartë rastesh me variantet e reja e koronavirusit. Ndër të tjerash Gjermania ka kufizuar edhe lëvizjet me Britaninë, Afrikën e Jugut, Brazilin dhe Portugalinë. Gjithsesi këto vendime nuk prekin gjermanët që jetojnë në ato vende, shtetasit nga ato vende që jetojnë në Gjermani, udhëtarët tranzit apo transportin e mallrave. Këto masa hyjnë në fuqi nga e diela dhe ende nuk dihet për sa kohë do të zgjasin.


Current track

Title

Artist