Gjermania i vjen në ndihmë Greqisë, në luftën me flakët/ Qindra zjarrëfikës mbërrijnë sot në vend!
Written by Radio Travel on 12/08/2021
Vendet mesdhetare gjenden ende mes flakëve, por situata vijon të mbetet e rëndë aktualisht në Greqi. Mirëpo, Gjermania është treguar e gatshme për të ndihmuar me qindra zjarrëfikës që mbërrijnë ditën e sotme në Greqi. Ekipi gjerman është i përgatitur me çadra dhe ushqime, e mund të ngrejë kampin e vet menjëherë aty ku mundet.
Ende nuk dihet, nëse Greqia do të pranojë ofertën e ndihmës me helikoperë zjarrfikës nga Gjermania edhe pse ndërkohë në terren veprojnë helikopterë nga vende të tjera.
Radio Travel.al