Gjermania forcon rregullat/ Kosova dhe Maqedonia e Veriut në listën e kuqe!

Written by on 21/08/2021

Duke filluar nga e diela e 22 gushtit Kosova dhe Maqedonia e Veriut konsiderohen nga Gjermania si zona me rrezik të lartë për përhapjen e koronavirusit. Veç këtyre dy vendeve, listës iu shtuan edhe Brazili, Greqia, Rajonet e Kretës dhe Egjeut Jugor.

Institut gjerman Robert Koch, hoqi nga lista e zonave me rrezik veçanërisht të lartë Andorrën dhe disa rajone të Spanjës. Sipas ministrisë së punëve të jashtme të Gjermanisë, udhëtarët që duke filluar nga data 22 gusht kanë qenë në një zonë me rrezik të lartë në 10 ditët e mëparshme, duhet të regjistrohen në portalin para se të nisen në Gjermani dhe ta kenë me vete vërtetimin e regjistrimit. Nëse nuk janë të vaksinuar ose të shëruar nga Covid-19, duhet të bëjnë një test që vërtetojnë se nuk janë mbartes si dhe duhet të kalojnë 10 ditë në karantinë.

Radio Travel.al


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist