Gjermani/Pas kulmit të turistëve, frikë për një “rrënim” të fluturimeve!
Written by Radio Travel on 01/09/2021
Sipas të dhënave nga shoqata e aeroporteve në Gjermani. të paktën 9.9 milion njerëz përdorën aeroportet në korrik. Kjo do të thotë se numri i udhëtarëve në aeroportet gjermane u dyfishua në korrik në krahasim me vitin e kaluar, por ende mbetet shumë larg krahasuar me periudhën para pandemisë.
Segmenti më i rëndësishëm mbeti ai i fluturimeve evropiane drejt destinacioneve tipike të pushimeve në Mesdhe, me 7.8 milion pasagjerë. Gjithsesi shoqatat shprehen skeptike se pas kulmit të sezonit turistik, mund të shënohet një rënie e thellë në numrin e udhëtarëve.
Radio Travel.al