Gati anija më e madhe në botë prej druri. Garanton zero ndotje në det!

Written by on 23/11/2020

Një ekip i vogël në bregdetin Paqësor të Kosta Rikës, po ndërton një anije mallrash tërësisht me dru. Sipas ndërtuesve, sapo anija “Ceiba” të nisë lundrimin, do të jetë në gjendje të kalojë oqeanet plotësisht pa përdorimin e lëndëve djegëse fosile. Ndërtimi i saj ka filluar prej dy vitesh ndërsa Ceiba do të ketë pamjen e një anijeje klasike të viteve 1906. Gjëja që e veçon këtë anije është fakti se do të ketë një nga motorët elektrikë detarë më të mëdhenj të këtij lloji në botë.


Current track

Title

Artist