Gara e vrapimit ne debore terheq vemendjen ne Kine!
Written by rt on 30/01/2019
Kina u be vendi organizator i nje gare te veçante te zhvilluar ne liqenin e ngrire Xhingpo ne Ning’an, nje qytet qe eshte ne veriperendim te Provinces Heilongxhiang.Mbi 1100 persona moren pjese ne Garen e Xhingpo Lake International Ice Race, nje gare kjo qe zhvillohet per here te pare ne vendin aziatik.Ne kete eveniment pjesemarresit garuan ne disiplinen e gjysmemaratonen dhe ne nje gare tjeter te gjate 5 km ku u deshen te perballojne veshtiresine e vrapimit mbi akull ne temperatura jashtezakonisht te uleta.Por liqeni i grire Xhingpo nuk priti vetem vrapuesit, por u be skena edhe e nje sere eventesh dhe spektaklesh te tjera sic ishte ajo e disa makinave qe u shfaqen ne akull duke bere rrotullime te shumta.