“Friendly Wi-Fi” – Ja çfarë do të ofrojë Tirana për fëmijët dhe familjet.
Written by rt on 19/04/2019
Tirana do të jetë qyteti i parë në rajonin e Ballkanit Perëndimor, që do të ofrojë një mjedis online miqësor për fëmijët dhe familjet. Bashkia e Tiranë prezantoi nismën “Friendly Wi-Fi”, pranë Liqenit Artificial të Tiranës. Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, tha se falë këtij projekti qytetarët, por sidomos fëmijët, mund të lundrojnë të sigurt në internet, duke qenë pranë natyrës.