Franca pret Diten e Bastijes dhe finalen e Boterorit

Written by on 14/07/2018

Franca pret Diten e Bastijes dhe finalen e Boterorit

Franca shenon sot rekord vizitoresh e turistesh me rastin e Festes se Bastijes. 14 korriku kujton sulmin e Bastijes ne vitin 1789, nje pike kthese e revolucionit francez. Parisi dhe Nica jane disa prej destinacioneve qe do te kene edhe numrin me te larte te njerezve qe do te mblidhen per te festuar. Me shume se 12 000 oficere policie dhe 1 600 ushtare jane mobilizuar ne Paris gjate kesaj fundjave qe eshte quajtur e zjarrte per shkak se turma te medha do te mblidhen edhe per te pare finalen e kupes se botes mes Frances dhe Kroacise, menjehere pas parades ushtarake dhe festimeve te dites se Bastijes. Franca eshte ende ne gjendje alarmi per shkak te kercenimit terrorist. Vetem ne zonen e fansave nen kullen Eiffel priten 90 000 njerez, qe ne rast se Franca fiton, do te shnderrohen ne nje lume milionash ne kryeqytetin francez.


Current track

Title

Artist

Background