Franca merr masa për udhëtarët jashtë BE-së, ja rregulli që hyn në fuqi nga e hëna

Written by on 15/01/2021

Nga e hëna e 18 janarit Franca nuk do të pranojë asnjë udhëtar jashtë BE-së brenda kufijve të saj, nëse nuk ka kryer më parë një test Covid-19. Gjithashtu kryeministri i Francës bëri të ditur se personat që vijnë në vend duhet të izolohen për shtatë ditë pas hyrjes së tyre dhe të ritestohen në fund të kësaj periudhe. Po ashtu nga dita e nesërme, ora policore në të gjithë vendin do të fillojë në orën 18:00 në vend të orës 20:00. Shkak për këtë vendim është epidemia e cila vazhdon të përhapet në mënyrë aktive në Francë.


Current track

Title

Artist