Franca gati për të zbutur masat e ashpra, ja datat kur do të hiqen kufizimet

Written by on 23/11/2020

Të martën, Presidenti Emmanuel Macron do mbajë një fjalim rreth situatës së virusit dhe mund të njoftojë një lehtësim të pjesshëm të kufizimeve. Do të ketë tre hapa për të lehtësuar gjendjen në funksion të gjendjes shëndetësore dhe rreziqeve të lidhura me disa biznese. “Hapi i parë rreth 1 dhjetorit, para festave të fundvitit dhe më pas nga janari 2021”, tha zëdhënësi i qeverisë Gabriel Attal . Franca do të fillojë heqjen e kufizimeve të ‘lockdown’-it, por me faza në mënyrë që të shmanget shpërndarja e infeksionit të Covid-19.


Current track

Title

Artist