FOTO/ Tirana “rrëmben” ambasadorin e BE dhe atë të Austrisë, ja ku e kaluan fundjavën

Written by on 04/03/2019

E diela në Tiranë është e diela e turistëve, të cilët rendin për të vizituar atraksionet e shumta që ofron kryeqyteti. Mrekullive natyrore të Tiranës nuk kanë mundur që t’;i shpëtojnë as ambasadorët e akredituar në vendin tonë, sikurse është ai i Bashkimit Europian apo ai i Austrisë.

“Një ndalesë në Syrin e Ciklopit (Syri i Ciklopeve) në  Krrabë, në rrugën për në Elbasan. Ngjit të pjerrtën në rrugën prapa, por pamja dhe ngjyrat janë të mrekullueshme. Motivimi i së dielës aventurat e udhëtimit. Visit Tirana @visit_albania. BE për Shqipërinë”, shkruan Luigi Soreca, ambasadori i Delegacionit të Bashkimit Europian në Shqipëri.

Syri i Ciklopit është bërë një nga destinacionet relaksuese të turizmit në Tiranë.

Kjo perlë natyrore e fshehur në Krrabë tërheq çdo ditë vizitorë dhe adhurues të aventurës që duan të eksplorojnë natyrën e egër.

Kataraktet e vogla të rrethuara nga formacione shkëmbore krijojnë një panoramë që vështirë ta hasësh diku tjetër. Përveç pamjes mahnitëse, aty mund të bëni banjo dielli dhe të notoni në ujërat e kaltër në pishinat natyrale.

Edhe ambasadori austriak Johann Sattler nuk i ka rezistuar këtë fundjavë bukurive natyrore që rrethojnë kryeqytetin.  “Kanioni i Erzen / Pëllumbas Cave jashtë #Tirana. Vend i shkëlqyer për të kaluar ditët e para të pranverës. #TiranaRocks @ExploringWithGysi”, shkruan Johann Sattler.

Qendra e fshatit Pëllumbas dhe rruga hyrëse janë transformuar tërësisht nga Bashkia e Tiranës duke e shndërruar këtë zonë në një nga pikat më të bukura të eko-turizmit shqiptar që tërheq mjaft turistë vendas dhe të huaj.

Në fshatin Pëllumbas, Bashkia e Tiranës ka  u inauguruar dhe hapjen e zyrës së menaxhimit të turizmit

ata.gov.al


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist