Formula 1 në Turqi/ Injekton 120 milionë $ në sektorin e turizmit vendas!

Written by on 28/06/2021

Turqia edhe njëherë tjetër është pjesë e kalendarit të Formula 1 të këtij viti.

Kjo i ka dhënë shpresë të re sektorit të turizmit dhe akomodimit të vendit, pasi përfaqësuesit presin që ngjarja të sjellë rreth 100 milion euro të ardhura, duke kompensuar humbjet e mëparshme në fushën e turizmit. Hotelet në anën e Anadollit të Stambollit ku do të organizohen garat pritet të funksionojnë me kapacitet 100% ndërsa ato në anën evropiane parashikohet të kenë një normë të shfrytëzimit të paktën 50%.

Një zhvillim i tillë ishte rezultat i një fushate të shpejtë dhe të suksesshme vaksinimi në mbarë vendin, e cila u shoqërua me një rënie të ndjeshme të infeksioneve./radiotravel.al 


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist