Fluturimet nga Rinasi, pjesa me e madhe drejt Italise!

Written by on 23/02/2019

Aeroporti i Rinasit po behet gjithnje e me i zene, teksa me shume shqiptare po udhetojne dhe te huajt qe po vijne per te kaluar pushimet ne vend shtohen. Ne 2018-n, trafiku ne Aeroportin e Rinasit shenoi nivel rekord prej 2.95 milione pasagjeresh, sipas te dhenave nga Tirana International Airport. Ne raport me vitin e meparshem, numri i pasagjereve eshte rritur me rreth 12%. Italia vijon te dominoje me shume se gjysmen e tregut sa i perket destinacioneve ku fluturojne me shume shqiptaret. Nderkohe rritje te ndjeshme shenuan charter-at, te nxitur nga kthimi i Shqiperise ne destinacion te preferuar turistik dhe Londra e Budapesti dhe nga hyrja e linjave low cost. Por, lulezim te vertete shenuan te huajt, trafiku i te cileve ne hyrje e dalje u rrit me 27%, duke e bere periudhen 2017-2018 me te miren ne historine e pas tranzicionit per ardhjen e turisteve. Fluksi i pasagjereve me charter u rrit me 64% ne 2018-n, ku ndikimin kryesor e dhane linjat nga Polonia, Norvegjia, Izraeli, Ukraina, Çekia dhe Suedia.


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist