Fluturimet charter zune 21% te hapsires se fluturimeve kete vere!
Written by rt on 06/11/2018
Shtimi i numrit te turisteve te huaj, qe vijne ne Shqiperi, por edhe tendenca e shqiptareve per te pushuar ne Turqi kane sjelle rritje te ndjeshme te fluturimeve charter gjate muajve korrik dhe gusht te ketij viti. Sipas te dhenave te publikuara nga Autoriteti i Aviacionit Civil, mbizoteruese ne treg per gushtin jane fluturimet Charter te cilat zoterojne 21% te tregut duke mbuluar keshtu fluksin me te madh te levizjes se pasagjereve. Pas Greqise charterat me te shumte kane qene ata dejt Italise dhe Turqise. Per sa i perket ndryshimeve te fluksit te levizjes se pasagjereve qe udhetojne me fluturime Charter ne Gusht te 2018 shifrat referojne ne nje numer prej 80,543 i cili krahasimisht me vitin 2017 ka pasur nje rritje prej 40%.