Fluks turistësh në Qafë-Thanë

Written by on 27/07/2018

Fluks turistësh në Qafë-Thanë

Një fluks turistësh të huaj që vijnë në Shqipëri për pushime është vënë re këto ditë të fundit të muajit korrik . Nga dogana e Qafë-Thanës gjatë kësaj jave kanë hyrë 29 114 shtetas, shumica e tyre kanë qenë shtetas të huaj. Policia kufitare ka organizuar një plan masash për të përballur fluksin e lëvizjeve në të dyja anët e kufirit. Pala shqiptare ka hapur 6 sportele, tre në hyrje dhe tre në dalje, ndërsa pala maqedonase punon me 3 sportele. Sipas të dhënave nga drejtoria e kufirit, i lartë ka qenë edhe numri i qytetarëve që dalin nga territori ynë, të cilët janë kryesisht të huaj që kanë kaluar pushimet në Shqipëri.


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist