‘’Flat food’’ – Tendenca e re e restoranteve me abonime mujore njëjtë si në palestër!
Written by Radio Travel on 28/08/2021
Tarifat “flat” po mbërrijnë në botën e hotelerisë: porositë pa limit të pjatave dhe pijeve në menu, aq shpesh sa dëshironi, përkundrejt një abonimi mujor. Restorantet me abonime janë duke u shumëfishuar së fundmi.
Eksperimenti i parë i këtij lloji vjen nga Limena, ku restoranti Weedoo ju ofron klientëve të interesuar për vetëm 149 euro në muaj ushqim dhe pije sipas dëshirës.
“Ne u intriguam nga ideja për të testuar në restorant atë që ka ndodhur me vite në fusha të jetës së përditshme të konsumatorit, kanë cituar kështu pronarët e restorantit.
Abonimi do të rinovohet sipas zgjedhjes së klientit individual në fund të çdo muaji.
Radio Travel.al