Firence, gjendet skulptura e Leonardo da Vinçit

Written by on 12/03/2019

Firence, gjendet skulptura e Leonardo da Vinçit

Kuratorët e një ekspozite në Firence zbuluan këtë javë se ata kanë në duar skulpturën e vetme të mbijetuar të Leonardo da Vincit. Ka qenë gjithnjë pjesë e legjendës së Leonardos, fakti që ai kishte bërë skulptura, përfshirë edhe një kalë gjigant, por asnjë punë tredimensionale e tij nuk ishte identifikuar.Da Vinci besohet se e ka realizuar skulpturën rreth vitit 1472 kur ishte 19 ose 20 vjeç, si një nxënës i artistit nga Firence, Andrea del Verrocchio. Skulptura i përket prej kohësh galerisë, që nga 1858, por i ishte kredituar një tjetër artisti, Antonio Rossellino. Kjo sepse studiuesit ishin ngatërruar nga shkrimet e një historiani që fliste për veprën. Akademiket Italian  këmbëngulin se vepra është e Leonardos dhe gjurmët e tij janë të dallueshme. Detaje si buzëqeshja e Krishtit, apo pëlhura, tregojnë se ajo është punë e mjeshtrit da Vinci.


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist