Fillojnë negociatat për blerjen e të drejtave koncesionare në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës

Written by on 17/12/2020

Grupi “Kastrati”, është në negociata për të blerë aksionet e kompanisë kineze, e cila zotëron 100% të aksioneve të “Tirana International Airport” dhe që menaxhon koncesionin e aeroportit ndërkombëtar “Nënë Tereza”. Palët janë në negociata dhe transaksioni pritet që të përfundohet gjatë javës së ardhshme. Kastrati është grupi më i madh në vend, i cili vitet e fundit është diversifikuar, kryesisht në sigurime, në sektorin e ndërtimit, turizmit dhe tashmë po hyn dhe në transportin ajror, përmes aeroportit.


Current track

Title

Artist