Filipine, rihapet me rregulla te reja ishulli i famshem Boracay!

Written by on 27/10/2018

Filipinet kane rihapur ishullin e tyre te famshem te pushimeve, Boracay, i rifreskuar edhe me rregulla te reja, pas nje periudhe mbylljeje qe kishte si qellim te minimizonte pasojat e dekadave deme, te shkaktuara nga turizmi i pakontrolluar. Ishulli u mbyll ne prill dhe tashme ne ishull nuk mund te konsumosh me alkool ne plazh, ndersa ne hotele do te kufizohet numri i turisteve. Te gjitha sportet e ujit jane ndaluar per momentin, dhe tri kazinote e Boracayt jane mbyllur po ashtu. Mbipopullimi i ishullit te vogel, qe me heret priste dy milione turiste ne vit, kane bere qe ai te arrije ne limite. Boracay konsiderohet nga revistat kryesore per turizmin si “nje nga plazhet me te mira te botes” dhe ka nje siperfaqe totale prej vetem 1.000 hektaresh. Ne periudha te caktuara te vitit, atje mund te gjeje 40 mije vizitore, qe shpenzonin nje miliard dollare ne vit, por qe linin pas edhe male mbeturinash.


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist