Festivali i muzikës elektronike sjell në brigjet shqiptare, të rinj nga e gjithë bota!
Written by rt on 03/06/2019
Prej tre ditësh të rinj nga e gjithë bota kane festuar në Shëngjin. Zona turistike ka mirëpritur festivalin ndërkombëtar të muzikës elektronike UNUM. Festivalit i janë bashkuar turistë të huaj të cilët kanë ndjekur performancat e më shumë se 50 dejay-ve nga e gjithë bota.Mbrëmjen e së dielës festës I është bashkuar edhe ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi. Midis të tjerash, ai ka theksuar se festivale të tilla e fusin Shqipërinë në axhedën evropiane të muzikës rinore.