Festivali i dhjetorit nuk do të shtyhet por do të ndërmarrë nismën humanitare!

Written by on 30/11/2019

Producenti i festivalit “Kënga Magjike” e kishte ndarë mendjen se finalja e programuar në datat 4-5 dhe 7 dhjetor do të shtyhej. Por dy ditët e qëndrimit në Thumanë ia kanë ndryshuar mendimin duke vendosur të vazhdojë festivalin duke e kthyer në mision për të ndihmuar të prekurit nga tërmeti. Nimsa për të ndërtuar një shtëpi e cila ësht shkatërruar nga tërmeti është mbështetur edhe nga artistët pjesëmarrës. “Ashtu si unë edhe këngëtarët konkurrentë shqiptarë dhe të huaj në fillim menduan se do të ishte shumë herët për të organizuar festivalin. Pasi u thashë idenë ta kthenim këtë garë në një mission humanitar,të gjithë ishin entuziastë dhe të gatshëm për të kontribuar”, ka shkruar Gjebrea në statusin e tij në Instagram.

 


Current track

Title

Artist

Background