Fenomen i rrallë në Rumani, bien breshër dhe gurë nga qielli!
Written by rt on 29/05/2019
Qyteti i Zalaut në Rumani është përfshirë nga reshjet e fuqishme të breshërit. Bashkë me breshërin kanë vërshuar dhe copëza gurësh dhe këto të fundit kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme në qytet. Sipas mediave rumune breshëri ka qenë në madhësi anormale dhe i gjithë qyteti ka “ngrirë” për disa minuta. Moti i keq ka përfshirë edhe disa qytete të tjera rumune, por pa deklaruar fenomenin e breshërit
gjigand.