Faza e dytë e “Kala Festival” mirëpret qindra turistë të huaj
Written by rt on 22/06/2019
Faza e dytë e “Kala Festival”, ka mirëpritur qindra turistë që kanë mbërritur në portin e Himarës. Në fazën e parë të festivalit morën pjesë një numër shumë i lartë turistësh,dhe duket se edhe kjo fazë nuk do të mbetet pas. Numri i pjesëmërrësve këtë vit sipas organizatorëve është 5 fishuar ,krahasuar me një vit më parë. Festivali që do të mbyllet në 25 qershor, përveç atmosferës për adhuruesit e muzikës elektronike, është edhe një promovim i mirë për turizmin e Shqipërisë.