Fansat e “Game of Thrones”, tashmë mund të blejnë kështjellën Riverrun!

Written by on 01/08/2018

Fansat e “Game of Thrones”, tashmë mund të blejnë kështjellën Riverrun!

 

Kush ne ka pare episodin “Dasma e Kuqe”, të Game of Thrones!? E mbani mend kështjellën ku një pjesë e madhe e personazheve kryesore vriten! Tashmë ajo është në shitje!

Seriali televiziv “Game of Thrones” e ka bërë të njohur si kështjellën Riverrun të shtëpisë Tully, por kështjella e vërtetë, e quajtur Gosford, ka dalë për shitje. Me 10 tualete dhe mbi 15 dhoma gjumi, një pjesë e kësaj kalaje të ndodhur në Irlandën e Veriut mund të blihet për vetëm 500 mijë paund. E vetmja mangësi e kësaj kështjelle është mungesa e një sistemi qendror ngrohjeje.  Në vitin 1983, një familje nga Belfasti e ktheu kështjellën në një hotel, megjithatë ajo rezultoi shumë e kushtueshme për t’u mirëmbajtur. Ajo u kthye në një gjendje të mjerueshme si pasojë e braktisjes dhe vandalizimit, saqë pronarët e nxorën për shitje për 1 stërlinë me kushtin që të kryheshin investime. Më pas, rinovimi që nisi në vitin 2013 e riktheu kështjellën në gjendje optimale dhe tashmë me përfundimin e serialit “Game of Thrones” vitin e ardhshëm, ajo është gati për t’u shitur.


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist