“Expressen.se” i dedikon nje shkrim te dyte Shqiperise
Written by rt on 22/09/2018
Nese kerkon peizazhe pak te populluar, me pamje rrenqethese, atehere Shqiperia eshte zgjedhja me e mire me malet e saj te larta si ne veri edhe ne jug, shkruan gazeta suedeze “Expressen.se” ne reportazhin qe ia dedikon natyres ne Shqiperi. Eshte artikulli i dyte brenda pak kohesh qe kjo media ben per vendin tone duke listuar destinacionet me te mira qe turistet nordike mund te vizitojne. Ne kete reportazh te radhes jane sugjeruar destinacione si lumi Vjoses, Liqeni i Ohrit, Syri i Kalter dhe Gjiri i Gjipese.